Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen sot në Kuvendin e Kosovës.
Procesi i regjistrimit do të nis nga ora 09:00 e mëngjesit e pritet të zgjatë deri në ora 16:00.
Në bazë të rezultatit zgjedhor Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë, se më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i kuvendit./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: