Dërgohet në mbajtje shoferi që dyshohet se e goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

LAJME

Dërgohet në mbajtje shoferi që dyshohet se e goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor në Bresje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje “, transmeton Periskopi

E konfirmon Policia: Një këmbësor ka mbetur i vdekur në aksidentin në Fushë Kosovë

Source: [Read more]

Shpërndaje në: