Dhjetë pjesëtarë të Policisë së Shtetit kanë pësuar lëndime në protestat e thirrur nga opozita që është mbajtur në Tiranë.
Përmes një komunikate për media policia ka thënë se që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.
“Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore”, thuhet në komunikatë.
Protesta e opozitës ka eskaluar ku protestues kanë hedhur koktej molotovi para selisë së PS-së dhe institucioneve tjera.
Opozita po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme dhe lirimin e Sali Berishës.
Shpërndaje në: