Portieri shqiptar nën pronësi të Borussia Dortmundit, Diant Ramaj ka konfirmuar interesimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i bashkuar Kombëtares së Kosovës, por interesimi i tij vazhdon të mbetet përfaqësimi i Gjermanisë.
I nënshkruar nga Dortmundi dhe i huazuar menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit, Ramaj aktualisht po mbron në veri të Danimarkës te Copenhagen.
23-vjeçari i lindur në Shtutgart, me prejardhje nga Kosova, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të publikuar në edicionin e shtypur të së mërkurës në Sport Bild, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.
Djaloshi me prindër nga Kosova dikur konsiderohej si një nga portierët më perspektivë gjatë kohës së tij me Eintracht Frankfurt, por ftesa nga Kombëtarja e Gjermanisë nuk po vjen, edhe pse Ramaj vazhdon ta pres.
“Ndryshimi i madh i gjeneratës [në pozicionin e portierit] nuk është domosdoshmërisht një disavantazh për mua”.

Ramaj u pyet gjithashtu për Kombëtaren e Kosovës, ku konfirmoi interesimin e FFK-së, por jo edhe gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve.
“Ka pasur disa kontakte. Jo me mua personalisht, por me disa të njohurit e mi. Interesimi është shumë i fortë, por dua të përpiqem për më të mirën në karrierën time”, përfundoi portieri./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: