Dihet tashmë fituesi i “Topit të Artë”? Gazeta e famshme bëri të ditur se kush do të fitojë çmimin më prestigjioz të futbollit

SPORT

Për pak më shumë se një muaj, më 28 tetor, do të ndahet Topi i Artë për futbollistin më të mirë të vitit. Dhe duket se tashmë dihet se kush do ta marrë këtë çmim.

Siç shkruan “Marca” spanjolle, çmimi individual më prestigjioz i futbollit do të shkojë për Vinicius Junior.

Braziliani fitoi Ligën e Kampionëve verën e kaluar dhe kundërshtarët e tij kryesorë ishin Jude Bellingham (dhe Dani Carvajal deri diku) nga Reali dhe Rodri, i cili fitoi Premier Leaguen me Manchester Cityn dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.

Vinicius fillimisht nuk e nisi mirë në vitin 2021 te Reali.

Megjithatë, ai shpejt e ngriti nivelin e lojës së tij dhe tani mund ta kurorëzojë atë me çmimin prestigjioz, i cili është ende në pronësi të Karim Benzema deri më 28 tetor.

Braziliani e meriton plotësisht etiketën e yllit më të madh në ceremoninë në Paris më 28 tetor. Nuk ishte e lehtë për të të arrinte majat e botës së futbollit”, shkruan gazeta madrilene.

Në faqen e parë ka një foto të Vinicius dhe mesazhin “Të gjitha rrugët të çojnë në ar”.

Shpërndaje në: