Një burrë ka njoftuar policinë se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jetë prindin e tij.
Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lipjan 17.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/
Shpërndaje në: