“Duhet një koalicion për qeverinë e re”-Konjufca tregon nëse VV e ka emrin për kryetarin e Kuvendit

LAJME

“Duhet një koalicion për qeverinë e re”-Konjufca tregon nëse VV e ka emrin për kryetarin e Kuvendit

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjuca ka folur pas takimit me partitë politike, nga ku tha se si parti nuk kanë ndonjë emër për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi..

“Sa i përket kryetarati të kuvendit Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të kuvendit, kjo me siguri edhe pse mendoj që të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës e cila më pas i nënshtrohet disa principeve e njëra pra prej tyre është përpjekja për me themelu qeverinë, sepse kuvendi kurrë në asnjë vend demokratike nuk është qëllim vetvetja kuvendi themelohet për me mujt me i zgjedhë institucionet e tjera dhe prej më të rëndësishmëve është ekzekutivi. Dhe këtu kur jemi te qeveria është e pamundshme pa u themelu një koalicion i cili e krijon mazhorancen e cila është e aftë për me zgjedh me 61 vota një qeveri të re.

Kjo është arsyeja pse nuk kemi një emër të qartë sa i përket kryetari të ardhshme”, tha Konjufca.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: