Dy ditë më parë tha se s’është e vërtetë dhe se s’mund ta imagjinoj, Haxhiu sot: Sërish emri im do të jetë për kryekuvendare
Albulena Haxhiu të enjten ishte mysafire në emisionin ‘Politiko’.
Gjatë intervistës ajo ishte pyetur edhe rreth mundësisë që ajo që propozohej kryetare e Kuvendit.
“A mund të ma konfirmoni nëse është e vërtetë, po flitet se ju jeni kryetare e Kuvendit të Kosovës. A ka diçka të vërtetë këtu?”, ka qenë pyetja e gazetarit Sadiku drejtuar Albulena Haxhiut.
“Jo as këtu nuk ka. Deri tani jo. Mua herë po më lënë në ministri, herë shefe e grupit parlamentar as kryetar e Kuvendit. Asnjëherë nga këto nuk qëndron, por e them se kudo që të jem, detyrën time do ta kryej me përgjegjësi”, ka qenë përgjigja e Haxhiut.“Nuk e imagjinoj veten në asnjërën prej këtyre pozitave”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10, transmeton Periskopi.
Sot, Kuvendi i Kosovës, në dy tentime ka provuar të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, në pozitën e së cilës nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun por ka dështuar me vetëm 57 vota për.
Ndërsa, sot ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare, pasi dështoi dy herë të marrë votat për këtë pozitë.
Shkurt, para mediave ajo deklaroi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes.
“Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota…Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Sic e kuptuar, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: