Edhe NISMA e don kulaçin, anëtari Matoshi: S’votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk marrim pjesën tonë të përgjegjësisë

LAJME

Edhe NISMA e don kulaçin, anëtari Matoshi: S’votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk marrim pjesën tonë të përgjegjësisë

Nisma Socialdemokrate nuk ka lëvizur nga qëndrimet e bëra publike pas zgjedhjeve.

Fatmir Limaj është gati të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike “për të mirën e vendit”, përcjell Periskopi.

Megjithatë, partia nuk do të votojë asnjë qeveri për të cilën “nuk e ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, tha sot anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi.

Matoshi i tha sot Paparacit se Nisma nuk mund ta dijë se çfarë pret Kurti për formimin e qeverisë së re, në një përgjigje ndaj raportimeve të mediave që sugjeronin se tre deputetë të Nismës do t’ia bëjnë Vetëvendosjes numrat për formimin e shumicës.

“Ne nuk mund ta dimë se çfarë pret Kurti”, tha Matoshi në një deklaratë për Paparacin të hënën. “NISMA nuk voton asnjë qeveri për të cilën nuk ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”.

Matematika e Kurtit: Me 48 deputetë thotë se do ta bëjnë Qeverinë – Qysh?

Source: [Read more]

Shpërndaje në: