Edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania tashmë po i vjen fundi.
Dy finalistët e shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe dy vende të lira për në finale.
Egli Tako mbrëmë (e martë) rrëfeu linjën e saj të jetës dhe në fund asaj iu bë një befasi.

Këngëtares si surprizë i erdhi ish-partneri i saj, artisti shqiptar Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vjet, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ata shprehën respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin për gjithë ato vitet që kanë kaluar ata.

E pas spektaklit, bukuroshja u pa në dhomën e ndenjës duke qëndruar e vetme dhe në lot.
Duket se Eglit përveç që nuk u zgjodh si finaliste duket ta ketë prekur edhe ky takim pas një kohe të gjatë./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: