Në një intervistë të fundit në emisionin “Goca & Gra,” Einxhel Shkira ka treguar arsyen se pse nuk ka pranuar rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova.
Ajo u shpreh se kjo nuk ishte diçka që ajo dëshironte vërtet të bënte.
Einxhel theksoi: “Nëse mua nuk më le të lirë, unë nuk jam Einxhel Shkira, jam dikush tjetër. Dhe është dikush tjetër është shumë i pakëndshëm”.
Ajo shpjegoi se kishte ndjerë një presion nga publiku për të marrë atë post, duke thënë se ideja se “duhet ta bëja atë” ishte krijuar për shkak të pritshmërive të tjerëve.
“Kam presionuar veten për ta bërë këtë për të kënaqur njerëzit, jo veten time. As nuk isha në plan fare të rikthehesha”, shtoi ajo, duke bërë të qartë se e vlerëson shumë më tepër autenticitetin e saj sesa pritjet e jashtme.
Kjo deklaratë e Einxhelit ka ngjallur diskutime mes ndjekësve, të cilët e vlerësojnë sinqeritetin e saj dhe vendimin për të qëndruar besnike ndaj vetes.
Ajo duket e vendosur që të ndjekë rrugën e saj, pa u ndikuar nga pritshmëritë e të tjerëve.
Shpërndaje në: