Ish-kryetari i Odës Ekomomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka folur sonte në “DPT te Fidani” për energjinë me thëngjill.
Gërxhaliu thotë se Kosova ka resurse të thëngjillit, por në vend të kësaj, ajo zgjedh që të importojë, duke e quajtur vendin si modelin më të zi në historinë e njerëzimit, transmeton Klankosova.tv.
“Derisa patriotët ambiental në Kosovë e kallshin Kosovën që të mos ndërtohet ndonjë termocentral, se ‘po shpëton Kosova nga importi’, i njëjti thëngjill eksportohet në Maqedoni të Veriut. A qenka e nevojshme që Kosova të shkatërrohet ekonomikisht? I njëjti prodhim të jetë në Maqedoni dhe në të importojmë energji elektrike nga Maqedonia?”, tha ekonomisti.
“Nuk është problemi te mbrojtja e ambientit, por tek keqpërdorimi i buxhetit për ndërtim me standarde ndërkombëtare. Sot, të kesh gjithë këto resurse, dhe të varesh nga importi, besoj se profesionistët e rinj do të marrin për shembull Kosovën, dhe keqmenaxhimin e resurseve, si modelin më të zi në historinë e njerëzimit”.
[embedded content]
Shpërndaje në: