Emisari i ri i SHBA-së, pas takimit me Osmanin, takohet me Kurtin

LAJME

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës Sekretari i shtetit amerikan, Alexander Kasanof, është drejtuar në ndërtesën e Qeverisë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Kasanof do të ketë takime edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë.

Shpërndaje në: