Evropianët diskutojnë për arritjen e paqes në Ukrainë

LAJME

Ministrat e Mbrojtjes të rreth 30 vendeve u takuan në Bruksel të enjten për të diskutuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën në rast të një armëpushimi në luftën me Rusinë, por pyetjet kryesore në lidhje me misionin e saj dhe çdo mbështetje të ShBA-së mbetën pa përgjigje.

Mbledhja në selinë e NATO-s ishte e fundit në një seri takimesh të “koalicionit të vullnetarëve” të kombeve kryesisht evropiane, të udhëhequr nga Britania dhe Franca, mbi mënyrën se si ata mund të punojnë për mbajtjen e paqes nëse SHBA-ja ndërmjetëson ndalimin e luftimeve, shkruan Reuters transmeton Periskopi.

“Së bashku ne po rritemi si një, gati për të siguruar të ardhmen e Ukrainës pas çdo marrëveshje paqeje,” tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, në fillim të takimit.

Shumë zyrtarë të lartë evropianë vlerësojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar të ndalojë pushtimin e tij, por ata janë të prirur t’i tregojnë presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se janë gati të luajnë rolin e tyre nëse afrimi i tij me Moskën jep rezultat.

Trump e ka bërë të qartë se pret që evropianët të sigurojnë çdo paqe që mund të rezultojë nga bisedimet e administratës së tij. Ukraina ka thënë se është e gatshme të pranojë një armëpushim, ndërsa Rusia ka thënë se ka nevojë për përgjigje për shumë pyetje përpara se të vendosë.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: