Kombëtarja e Kosovës ka arritur të ngjitet për dy vende në renditjen e FIFA-s pas dy fitoreve kundër Islandës në mars, shkruan Gazeta Metro.
Kosova e mposhti Islandën 2-1 në Prishtinë dhe 1-3 në Murcia të Spanjës, rezultate të cilat e çuan Kosovën në Ligën B të Nations League.
Kësisoj, në renditjen e FIFA-s që u përditësua sot, Kosova është ngjitur për dy vende, pra në vendin e 97-të.
Kosova kurrë nuk ka qenë në një pozitë më të lartë sesa sot. Ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Armenisë./gazetametro.net
Source: [Read more]
Shpërndaje në: