Sot ka festë në shtëpinë e Ryva Kajtazit.
Vajza e saj, Dorela, feston ditëlindjen.
Këngëtarja ndau një fotografi krah saj në Instagram dhe shkroi fjalë zemre për fëmijën që ia dha epitetin nënë.
“Gëzuar ditëlindjen princesha ime. Uroj që ky vit të jetë plot me dashuri, lumturi dhe suksese. Shpresoj që gjithmonë të rritesh e fortë, e mençur dhe e lumtur, dhe të arrish çdo ëndërr që ke. Ti je drita e jetës sime dhe gjithmonë do të kem këtu për ty, për çdo hap që bën. Të dua pafund”, ka shkruar Kajtazi, njofton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Pos Dorelës, Ryva është nënë edhe e një djali i cili quhet Fron./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: