Ftesa e Kurtit, flet Haziri: Veprim politik, nuk është befasuese

LAJME

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pasi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, raporton Periskopi.

Kurti përmes kësaj letre e ftoi Abdixhikun, për konsultime para konstituimit të Kuvendit e cila do të mbahet më 15 prill.

Haziri tha se ftesa e Kurtit është veprim politik.

Ai tha se LDK nuk ndryshon qëndrim, duke rikujtuar se për të hyrë në koalicion kërkojnë postin e kryeministrit.

”Kurti nuk bën veprime sa për t’i bërë. Veprimi është i menduar, është letër e adresuar dhe duhet ta vlerësojmë politikisht.

Jam mësu mos me paragjyku veprimet politike por me i analizu drejt.

Na jemi kah pjesa e fundit e takimeve dhe ftesave. Kurti ka takuar disa grupe të partive… për 72 orë nga takimi me deputetë me parti politike është dallim drastik. LDK ska pas takime në asnjë nivel me VV-në. Tash e dy javë është rikonfirmuar që nuk ndryshojmë qëndrim në formulë. Kemi kërkuar legjitimitet me udhëheq qeverinë”, ka thënë Haziri në DPT Fidani./Periskopi/

LDK e ka përgjigjen në xhep në rast se Lumir Abdixhiku i thotë “PO” ftesës së Kurtit

Vjen reagimi i parë nga LDK’ja pas ftesës së Kurtit për Abdixhikun

Source: [Read more]

Shpërndaje në: