Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një jave në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar 15 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë javës së kaluar janë realizuar 150 urdhëresa gjykate në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara. Prej këtyre urdhëresave, 33 janë për vepra penale, ndërsa të tjerat janë për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.
Njoftimi i plotë:
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 150 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4837 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info



