Një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj të martën në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë,1709.2024-21:45. Viktima femër kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/
Shpërndaje në: