Gjykata merr sërish vendim për tre të dyshuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

LAJME

Gjykata e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 2023. Liridona Ademaj ishe gruaja e të dyshuarit, Naim Murseli.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës u është vazhduar masa e paraburgimit deri më 24.12.2024.

Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, – konfirmoi Gashi.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi në Prishtinë dhe sipas Prokurorisë dorasi ishte pajisur me armë dhe ishte inskenuar një grabitje.

Ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje; për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje; ndërsa për Kushtrim Kokallën- marrëveshja për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Më 03.12.2023 Gjykata e Prishtinës ua kishte caktuar për herë të parë masën e paraburgimit prej një muaji tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, përkatësisht Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.

Shpërndaje në: