Gjykata Speciale deklarohet për vizitën e Thaçit, do të takohet edhe me familjen

LAJME

Gjykata Speciale është deklaruar për vizitën e sotme të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas vdekjes së babait të tij në fund të javës së kaluar.

Ndonëse Gjykata Speciale nuk e kishte lejuar ish-presidentin e Kosovës të vijë për ceremoninë e varrimit, një leje e tillë iu dha tek sot, pas përfundimit të të pames në fshatin Burojë.

Në përgjigjen e Speciales për këtë leje, janë treguar edhe arsyet e kësaj vizite të sotme.

“Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë nga paraburgimi për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen për Express.

Shpërndaje në: