Ish deputeti i VV-së, tani deputet i pavarur Haki Abazi, ka thënë se një flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, po duket në horizont.
Sipas Abazit, ekziston mundësia se këto dy parti do të lidhin koalicion paszgjedhor.
Nuk dua të dukem si një parashikues, por është e qartë që kemi një flirtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjese të PDK-së, e cila është duke e pritur, ose veç ka një marrëveshje për arritjen e një koalicioni paszgjedhor. Kështu flitet në bazë të raporteve të LPK-së dhe njerëzve eksponentë”, tha Abazi në “DPT te Fidani” të Klan Kosova.
Shpërndaje në: