Halil Thaçi e bënë punë të kryer: Më 15 prill votohet kryetari i Kuvendit dhe qeveria

LAJME

Halil Thaçi e bënë punë të kryer: Më 15 prill votohet kryetari i Kuvendit dhe qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje e mblodhi Këshillin e Sigurisë.

Aty tha se Serbia me Radoiçiqin në krye, po ia pengojnë formimin e qeverisë.

Por, deputeti i Kurtit, Halil Thaçi, po e bënë punë të kryer krijimin e institucioneve.

Thaçi, deklaroi se më 15 prill do të votohen të gjitha. Kryeparlamentar do të jete serish Glauk Konjufca.

‘’Kryeparlamentar përsëri do të jetë Glauk Konjufca. Të tjerat i shohim si po rrjedhin’’ tha ai për FrontOnline transmeton Periskopi.

Deputeti i VV-së, përfundoi me bindjen se 15 prill përfundon gjithçka.

‘’Sigurisht që deri me 15 gjithçka përfundon dhe Qeveria e re do të votohet me 15 prill’’ tha ai.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: