Hamza nga Peja: Dramat politike nuk i shërbejnë vendit, unë do të merrem me problemet e qytetarëve

LAJME

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, pas Istogut, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarë edhe në Pejë.

Hamza ka thënë se i ka hyrë garës për kryeministër që të merret me problemet reale të qytetarëve, pasi, sipas tij, dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve.

Në Pejë, sikurse çdokund tjetër, qytetarët e duan një qeveri që ua ndryshon jetën për të mirë, ua rrit pagat dhe përmirëson mirëqenien. Unë i kam hyrë garës për kryeministër që të merrem me problemet reale të qytetarëve. Dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve!”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në: