Haradinaj pas arrestimit të 16 serbëve nga Policia ia përmend shtetit kërkesat e kësaj kategorie: E keni detyrim, treguan se Kosova nuk është pa të Zot
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas kapjes së 16 serbëve në Prizren e Gjakovë nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se Policia e vendit po vazhdon të tregojë se Kosova nuk është pa zot, dhe se nuk po e zhgënjejnë popullin asnjëherë, raporton Periskopi.
Teksa shkroi për punë e tyre, ai përmendi edhe kërkesat që kjo kategori i ka.
Haradinaj thotë se kërkesat e tyre janë detyrim i shtetit.
Postimi i plotë:
E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.
Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: