Hetim vdekjeje në Prishtinë – një grua humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

LAJME

Hetim vdekjeje në Prishtinë – një grua humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Një grua ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve dhe është konfirmuar vdekja e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: