Ai ka thënë se kërkesa e presidentes u bë publike në mediat sociale vetëm tre minuta pasi iu dërgua Qeverisë.
“Sot pas orarit të rregullt të punës, në lajme lexova që Presidentja e vendit i paska bërë kërkesë Qeverisë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të. Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Menjëherë i është kundërpërgjigjur Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Tek ka thënë se Murati është personi i fundit në Kosovë që mund të flasë për seriozitet, Kupina e ka quajtur të turpshëm, skandaloz e mungesë respekti bazik institucional reagimin e Muratit.
Një thirrje të tillë e bëri edhe Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC) i cili i ka kërkuar Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane.
Ky këshill njëherësh ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet nga SHBA.
“Kjo nismë është një hap strategjik drejt thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe përafrohet me objektiva më të gjera të politikës së jashtme. Ne inkurajojmë Qeverin e Kosovës të ecë përpara me miratimin dhe zbatimin e kësaj politike pa vonesë”.
E iniciativa e Osmanit nuk u la pa u përshëndetur edhe nga dy kongresmenët republikanë.
Carlos Gimenez dhe Keith Self kanë lavdëruar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar qeverisë për heqjen e tarifës ndaj importeve të produkteve të SHBA-së, duke theksuar se shembullin e Kosovës duhet ta ndjekë edhe Evropa.
“Faleminderit, zonja presidente! Kjo po pranohet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, ka shkruar Gimenez në rrjetin social X.
Edhe kongresisti tjetër nga radhët e republikanëve, Keith Self, mirëpriti kërkesën e presidentes Osmani, duke thënë se ky është mësim i jashtëzakonshëm.
“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, është shprehur ai në X.
Edhe Hykmete Bajrami nga LDK, ka kërkuar nga qeveria që ta largojë taksen, ndaj produkteve të SHBA-së.
Bajrami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nuk duhet të harrojmë asnjëherë se aleanca jonë me SHBA-të është me rëndësi të veçantë, prandaj edhe marrëdhëniet tona ekonomike duhet të trajtohen me kujdes.
“Tregtia e lirë sjell shumë përfitime për ekonominë dhe konsumatorët, duke përfshirë konkurrencën më të madhe, çmime më të ulëta, më shumë zgjedhje, inovacion dhe përmirësim të mirëqenies në përgjithësi. Mbi të gjitha ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se aleanca jonë me SHBA-të është me rëndësi të veçantë. Për këtë arsye, edhe marrëdhëniet tona ekonomike duhet të trajtohen me kujdes”, ka thënë Bajrami.
Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve të SHBA-së.
“HIQNI ÇDO TAKSË NDAJ SHBA-SË”, ka shkruar Haradinaj.
Edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që të miratojë një aranzhim të njëanshëm preferencial tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr tarifat doganore për produktet amerikane.
“Siç është thënë në deklaratën e djeshme të Odës Amerikane, një veprim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm, largpamës që tregon zotimin e Kosovës për tregti të lirë dhe të ndershme, duke e pozicionuar gjithashtu Kosovën drejt një marrëdhënie më të fortë tregtare dhe konsiderimin e mundshëm të një Marrëveshje për Tregti të Lirë në të ardhmen…”, thuhet në thirrjen e saj.
Derisa Oda Ekonomike e Kosovës tha se konsideron se heqja e tarifave doganore për produktet amerikane do të hapte mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të kontribuonte në rritjen e mundësive të tregtisë dhe investimeve.
“Ky veprim do të forconte marrëdhëniet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe do të shënonte një hap të madh drejt një tregtie më të lirë”.
“Bizneset do të përpiqen të gjejnë tregje të reja, por kjo kërkon kohë, angazhim dhe investime. Nuk është diçka që ndodh brenda natës, nuk është e lehtë të riorientohesh menjëherë në një treg të ri”, u shpreh Rafuna në një intervistë.
Për të zbutur efektin e tarifës mbi prodhuesit eksportues, organizatat ekonomike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa lehtësuese.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë bizneset e prekura nga ky vendim.
Kujtojmë se Presidenti Trump, të mërkurën njoftoi se ka vënë tarifa doganore për të gjitha shtetet, të cilat kanë në funksion tarifa ndaj importeve të ShBA-së./PERISKOPI
Kongresistët republikanë mirëpresin kërkesën e Osmanit që Kosova t’ia heqë SHBA-së tarifat
Tarifat e Trumpit u bën shkas për t’u përplasur Presidenca e Qeveria në detyrë
Source: [Read more]
Shpërndaje në: