Ish-ushtruesi i detyrës së sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj e ka shkruar një reagim mjaft shqetësues në Facebook në lidhje me heqjen e flamurit të Kosovës në Beograd, në Kongresin e UEFA-s.
Ish-shefi ligjor i FFK-së e ka bërë publik edhe një detaj tjetër të rëndë të cilin nuk e kishte paraqitur në shkresën e dorëheqjes që ia kishte dërguar Agim Ademit dhe FFK-së, e të cilën e ka publikuar ditë më parë Gazeta Express.
Sipas Hodajt, Serbia e ka një federatë serbe enkas për territorin e Kosovës, e që është pjesë edhe e statutit të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Edhe më shqetësues është fakti se garat e futbollit serb në Kosovë, paralelisht me ato të FFK-së, sipas Hodajt, i ka udhëhequr terroristi Milan Radoiçiq.
Hodaj tha se ka tentuar të bëjë ankesë për këtë shkelje, por është injoruar nga FFK./gazetaexpress.com
Source: [Read more]
Shpërndaje në: