Festivali më i rëndësishëm muzikor për Kosovën, Sunny Hill i Dua Lipës, do të mbahet edhe sivjet në Bërnicë të Prishtinës gjatë datave 1, 2 dhe 3 gusht, shkruan Gazeta Metro.
Si gjithmonë, interesimi është i lartë për pjesëmarrje në këtë festival ku vijnë figura të njohura botërore, mirëpo çmimet po shkojnë gjithnjë e duke u rritur.
Biletat e para dolën në shitje dje, ato që njihen si ‘Believer’, e që zakonisht janë më të lirat për festivalin Sunny Hill.
Një biletë e tillë sivjet kushton 95 euro, plus 3 euro e 75 cent shtesë për rezervim. Në total, bileta më e lirë është 98 euro e 75 cent për tri net.
Në vitet e kaluara biletat kanë qenë më të lira. Për shembull, në vitin 2022 biletat ‘Believer’ kushtonin 70 euro, ndonëse atëherë festivali zhvillohej për 4 net.
Pra, sivjet i bie që bileta më e lirë të jetë rreth 32 euro për natë, ndërsa më 2022 bileta më e lirë kushtonte 17.5 euro për natë.
Ende nuk dihen emrat që do të marrin pjesë sivjet në këtë festival, ndërsa si zakonisht pritet që ylli botëror Dua Lipa të performojë në njërën prej netëve./gazetametro.net
Source: [Read more]
Shpërndaje në: