‘Investitorët pyesnin për luftë me Serbinë’- Rafuna tregon si deklaratat Osmanit dhe Kurtit dëmtuan eko…

BALLINA LAJME

Deklarimet e liderëve të vendit se në Kosovë ekziston rrezik për luftë në Kosovë,  larguan investitorët e huaj.

Kështu deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna të enjten në emisionin FRONTAL me Arsim Lanin.

“Deklaratat e pamendume të liderëve shtetëror se po sulmohemi nga Serbia, kanë ndiku që investitorët e huaj të hezitojnë të vijnë”, tha Rafuna.

Madje ai tha se pati telefonata nga ta për të kuptuar nëse diçka e tillë po ndodhë në vend.

“Investitorët më thirrën në telefon më pyetën a po fillon lufta në Kosovë”, shtoi Rafuna.

Shpërndaje në: