Ish-drejtori i IML-së: Kur nisa punën ishin 6440 persona të zhdukur, kur më përfundoj mandati mbeten 1617
Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur për njërin nga proceset më të dhimbshme të Kosovës së pasulftës, për personat e zhdukur.
Gërxhaliu ka treguar se që nga 12 qershori i 1999 ka nisur puna e tij për t’i gjetur të zhukurit që ishin vrarë në luftë nga forcat serbe.
“Dihet fare mirë për ta po flas për periudhën kur kam qenë pjesë e këtij procesi. Që nga 12 qershori kur për herë të parë ka hyrë NATO, pas ditës së clirimit në fshatin Llukarë jam bërë pjesë e procesit e të zhdukërve. Në atë kohë Kryqi i Kuq e ka pas primatin edhe të listës të së zhdukërëve dhe ajo listë ka shërbyer si punë e komisioneve të përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë. Sepse ne komunikimin me Serbinë e kemi pasur vetëm përmes Kryqit të Kuq për shkak të rrjedhave politike dhe sjelljeve të Serbisë të cilat kinse nuk e njeh Kosovën dhe komunikimi ka shkuar përmes Kryqit të Kuq”, ka potencuar Gërxhaliu.
Sipas Gërxhaliut, në fillim kur e ka nisur punën kanë qenë 6 mijë e 440 persona të zhdukur, ndërsa kur e ka përfunduar mandatin ky numër ka qenë 1 mijë e 617.
“Lista fillestare ka filluar me 6 mijë e 440 emra të zhdukërve do të thotë ka qenë pas luftës. Në ndërkohë ajo është përditësuar janë shtuar emra të rinj sepse kanë qenë disa periudha psh kanë shkuar organizata të ndryshme pas luftës kanë shkuar dhe kanë marrë intervistë ai iu ka treguar për rastin që e ka të zhdukër dikë dhe ka menduar dikush merret me atë e në fakt nuk janë marrë sepse e kanë pasur misionin e shkurtë. Lista është përdetitësuar, është shtuar me më shumë emra, sepse fillimi ka qenë 6 mijë e 440 të zhdukër dhe deri më 30 gusht të vitit 2021 ku edhe mbaroi mandati im i parë u largova nga ky proces do të thotë e kam lënë me 1 mijë e 617 persona të zhdukër”, ka thënë ai.
Gërxhaliu ka shtuar se gjatë riatdhesimit kanë munguar një numër i relativisht persnonave të zhdukur.
“Është lista ekziston efidenca përderisa e ka edhe Komisioni Qeveritar i Qeverisë edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore në lojë është edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar do të thotë është një listë e përbashkët e punëve. Dihen saktësisht ku ende mungojnë psh nëse e marrum rastet e riatdhesimit të Beogradit Batajnicës, Petrovoselles ku e kemi një numër relaitivisht të personave që mungojnë nga ato grupacione”, ka thënë ai.
[embedded content]
Source: [Read more]
Shpërndaje në: