Roberto Mancini është larguar nga posti i trajnerit të kombëtares së Arabisë Saudite. Italiani, i cili u bë kampion i Evropës me vendin e tij në vitin 2021, ka shkëputur kontratën me pëlqim reciprok.
Mancini u emërua në këtë post në gusht 2023, pasi u largua nga kombëtarja italiane. Nën drejtimin e tij, skuadra u eliminua në fazën e 16-të në turneun e Kupës së Azisë.
Veprimet e tij gjatë ndeshjes në Katar ndezën një skandal pasi ai u largua nga fusha para penalltisë së fundit të skuadrës së tij.
Ka njerëz shumë kompetentë që punojnë në Arabinë Saudite. Problemi është se ekipi kombëtar nuk ka përvojë të mjaftueshme për të luajtur një lloj futbolli të caktuar”, tha Mancini.
Shumë gjëra kanë ndryshuar me rritjen e numrit të të huajve në kampionatin atje. Lojtarët vendas filluan të kenë më pak shanse në klubet e tyre dhe në kushte të tilla nuk mund të garantoj kualifikimin në Botëror”, shtoi specialisti.
Shpërndaje në: