Justin Bieber ka reaguar pas shqetësimeve të shumta që kanë shprehur fansat për gjendjen e tij, duke ndarë një mesazh emocional në të cilin ka pranuar se shpesh ndihej si një “mashtrues” dhe i “pakualifikuar” për shkak të famës së tij të hershme.
Këngëtari ka theksuar se përballimi i presionit dhe i vëmendjes mediatike që ka pasur që nga mosha e re ka qenë një sfidë e madhe për të, dhe ndonjëherë ka pasur ndjenjën se nuk ishte i gatshëm për përgjegjësitë që erdhën me famën e tij globale.
Spekulimet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe emocionale u shtuan pas disa paraqitjeve të çrregullta, përfshirë një video ku shihej duke pirë nga një bong, e cila solli shumë aludime për përdorim droge. Megjithatë, përfaqësuesi i këngëtarit e mohoi këtë informacion dhe theksoi se këngëtari është në një nga fazat më të mira të jetës së tij. Ai po kalon një periudhë të qetë dhe pozitive, duke u përqendruar tek muzika dhe jeta familjare.
Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin, po shijojnë jetën si prindër të djalit të tyre, Jack, dhe janë shumë të lumtur për këtë kapitull të ri të jetës së tyre. Këngëtari ka bërë një angazhim për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe për t’u fokusuar tek pasionet e tij, duke siguruar fansat se është në një vend të mirë emocionalisht dhe fizikisht.
Shpërndaje në: