Pasi u tregua data e natës finale, banorët kanë sjellë tensione dhe diskutime të forta. Ata kanë filluar të analizojnë lojën dhe të bëjnë hamendësime për ata që mund të arrijnë në finale.
Gerta nisi duke shprehur mendimin e saj për Loredanën, duke thënë se ajo ka pasur “ngjyrat e saj”, dhe se ka qenë një lojtar ndryshe nga të tjerët.
Sipas Gertës, secili prej banorëve ka sjellë diçka të ndryshme në lojë, duke theksuar se nuk mund të krahasohen të gjithë në të njëjtën mënyrë

Por, Gjesti nuk ishte dakord me Gertën dhe reagoi me kundërshtim: “Çfarë ngjyrash?”, tha ai. “Çfarë ka bërë brenda?”, pyeti, duke aluduar në faktin se brenda ka qenë një tjetër lojtare me ndikim të madh në shtëpi.

Në reagimin e saj, Loredana nuk hezitoi të mbrojë pozitat e saj. Ajo tha se, sa i përket dinamikave që Egli kishte krijuar, ato nuk ishin për mirë, pasi Egli lejoi që Gjesti të ishte mbi të, duke nënkuptuar se sjellja e Eglit ka pasur ndikim negativ në atmosferën e shtëpisë.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: