Kadrijaj: Osmani si deputete ishte shumë e zëshme, si presidente heshti

LAJME

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur rreth punës katër vjeçare të presidentes Vjosa Osmani.

Kadrijaj potencon se si deputete Osmani ishte shumë e zëshme, por si Presidente u bë shumë e heshtur.

‘’Ka qenë e çuditshme duke e njohur Vjosën edhe si deputete dhe kemi qenë pjesë edhe e komisioneve për plotë mandate, ka qenë e zëshme dhe në periudhën më të madhe dhe më të rëndësishme të kohës ka heshtur përballë gjitha proceseve që kanë ndodhur’’ thotë ajo.

Deputetja Kadrijaj, potencon se reagimin e parë të Presidentes Osmani, e ka parë tek vitin e kaluar, transmeton Periskopi.

‘’Reagimin e parë të Osmanit sa i përket politikës së jashtme, ka qenë vonë që e ka bërë në Kuvend, por më mirë vonë se hiq, por tash nuk e di sa mundet me i rikuperua gjithë atë heshtje që e ka bërë’’ shprehet ajo.

Sipas saj, Osmani ka qenë dashur të ishte më konsensuale.

‘’Ka qenë dashur të ishte konsensuale dhe të ishte më e zëshme si përfaqësuese e politikës së jashtme. Në vizitat e fundit që i ka pasur, ndoshta ka punuar në rikuperim të raporteve, por edhe me aletët tanë’’ u shpreh deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj./frontonline/

Shpërndaje në: