KEK e ndalë bllokun B2: Pati rrjedhje të ujit, kemi siguruar energji nga burime të jashtme
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit blloku B2 është ndalur nga puna, për shkak të rrjedhjes së ujit, raporton Periskopi.
Përmes një njoftimi KEK ka theksuar se ekipet e mirëmbajtjes do të fillojnë procesin e sanimit të gypave të dëmtuar.
”Në ndërkohë, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”, thuhet në njoftim.
Postimi:
Njoftim për Ndaljen e Njësisë B2
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dt: 09.04.2025, për shkak të rjedhjeve të konsiderueshme të ujit.
Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme.
Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë.
Në ndërkohë, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2.
Për çdo informacion të mëtejshëm, si dhe për datën e rikthimit në funksion të njësisë B2, do të ju mbajmë të informuar me kohë.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: