Kërkoi revokimin e masës së sigurimit, GJKKO vendos për Monika Kryemadhin

LAJME

Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO revokimin e masës së sigurimit ndaj saj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi mospranimin e kërkesës nga Kryemadhi.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, transmeton Periskopi.

Kryemadhi ndodhet nën masës e sigurisë detyrim paraqitjeje, e akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin jashtë vendit

Source: [Read more]

Shpërndaje në: