Kosova është ngjitur për tri pozicione, ndërsa Shqipëria ka fituar dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Falë fitores ndaj Gjeorgjisë, kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e 65-të, ndërsa Kosova në vendin e 101-të.
Kombëtarja shqiptare zbriti dy vende në përditësimin e muajit Shtator, duke u renditur në vendin e 67-të, por i ka rikuperuar këtë muaj.
FIFA do të publikojë renditjen e përditësuar më 24 Tetor, por sipas llogaritjeve, Shqipëria është ngjitur në vendin e 65-të.
Rritje ka pësuar edhe kombëtarja e Kosovës, që është ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të.
“Dardanët” morën dy fitore në muajin tetor, ndaj Lituanisë dhe Qipros, duke bërë përmirësim në renditjen e FIFA-s.
Shpërndaje në: