Kthema adresën, protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024

LAJME

Protesta, në Medvegjë, është  kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Medvegjë.

Kujtojm se më datën 12 gusht 2024,   shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, po ashtu  më datën me 23 shtator 2024,shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë.  

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘’kthema adresën’’,është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime. 

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë,është vazhdim i dy protestave në Bujanoc dhe në Preshevë, që ishin mbajtu si protesta gjithëpopullore, me moton  për IDENTITET e DINJITET,ishte  marshimi përballë padrejtësive e diskriminimit, ku është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. 

Këto dy marshe protestuese  dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, është  për barazi dhe drejtësi. Jan  dhe do të mbesin për të dëshmuar për të satën herë se problemet e kësaj Krahine shqiptare nuk mund të shtyhen pafundësisht!?. 

Këto dy marshe protestuese  dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, jan për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Shpërndaje në: