Kurora e Thaçit për babain: Te varri yt erdha i fundit, babë

LAJME

Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij.

Thaçi në kurorën me lule që ia la te varri pati një mesazh:

“Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë.. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Ish-presidenti nuk u lejua të vijë në Kosovë për ceremoninë e varrimit, por vetëm disa ditë më pas.

Shpërndaje në: