Kurti: E ardhmja është në duart e diplomatëve të rinj

LAJME

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë.

Në fjalën e tij, i pari i qeverisë thotë se e ardhmja është në duart e diplomatëve të rinj, pasi luajnë rol kritik si në paqes, ashtu dhe në adresimin e sfidave më të mëdha që ka i tërë globi, njofton Klankosova.

“Shumë më shumë se vendet tjera, Kosova mbështetet në diplomaci, nga liria deri në pavarësi, dhe normalizimi i marrëdhënieve me fqinjin verior, diplomacia ka luajtur rol kyç në ndryshimin e status-quos dhe procesit të përparimit. Ne e kemi si detyrë që të trajnojmë diplomatë të rinj”, tha Kurti.

Duke organizuar këtë shkollë tash e dhjetë vjet, e kuptojmë rolin kritik që diplomatët e kanë për të adresuar sfidat më të rëndësishme që janë në botë sot. Diplomacia do të luajë rol dhe në gjetjen e zgjidhjes në luftën e Ukrainës me Rusinë. Njëjtë do duhet të veprojë dhe në luftën e Gazës me Izraelin. Trajnimet që do t’i merrni këto pesë ditë, do luajnë rol të madh jo vetëm në karrierën tuaj, por në botë. E ardhmja varet nga diplomatët e rinj”, shtoi tutje ai.

Shpërndaje në: