Kurti e quajti Grenell homoseksual, Haradinaj: Edhe në Qeverinë e tij mundet me pas gay
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër deklaratat e Kurtit në prankun që dy rusë ia bënë.
Ai ka thënë se cilësimi i Kurtit ndaj Grenell për “homoseksual”, është i rrezikshëm, raporton Periskopi.
“Ajo cka është ma e keqja është përmbajtja, sjellja e Kurtit. Imagjino me të ni një president i një shteti tjetër me fol ashtu për shtet tëndin. Imagjino sa ulët na ka lëshu si Kosovë. Pastaj sjellja e tij ndaj, cilësimi ndaj diplomatëve në kuptimin e disa identiteteve është e panevojshme, s’është detyrë e tij, cka je ti naj juri, pse po merresh me atë pjesë. Është rrezik ky, është një far, si me lyp sherr, nuk bëhet ato punë ashtu, problem është besoni”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Haradinaj tha se homoseksual mundet të ketë edhe në Qeverinë Kurti por asnjë zyrtar i huaj nuk del ta thotë këtë.
“Shikoni mundet me pasë gej edhe në Qeverinë Kurti, mundet me pas se është orientim seksual, na nuk e dim, s’është cështje e jona, kush o kush, imagjino me dal një zyrtar i huaj atje e me thënë për një zyrtar tonin se është gej. Me siguri ka, ndoshta ka shumë, nuk është cudi”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: