Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur për djegien e shtëpisë në veri, për letrën e Bërnabiqit dhe paralajmërimet e Vuçiqit.
Ai ka thënë se së pari duhet të flitet për tri kushtet që i ka vënë ai, e që janë kushte paqësore dhe racionale.
“Do të thotë dorëzimi tek autoritetet e Kosovës i Milan Radojçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit, e cila tha se nuk i pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën, as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se kërkesat e Vuçiqit janë bërë nga një dëshpërim dhe paraqesin një jo-racionalitet e që nuk janë aspak paqësore dhe përkundrazi siç tha ai janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja siç u shpreh që pa dyshim nuk kanë vend në Kosovë as në rajon.
Kurse për sulmin me koktej molotovi në veri të Mitrovicës, Kurti deklaroi se ata që e kanë bërë këtë krim do të ndiqen nga organet e Kosovës
Shpërndaje në: