Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 17 prillit 1999 në Poklek.
Në këtë fshat të Drenasit u vranë mizorisht 53 civilë shqiptarë nga forcat serbe, mes tyre edhe pesë foshnje.
Ai tha se trupat e viktimave u dogjën tri herë për të zhdukur gjurmët e krimit, ndërsa familjarët ruajtën hirin dhe kujtimin për të dashurit e tyre.
Kurti theksoi se dëshmitë e këtij krimi ruhen në shtëpinë-muze të familjes Muqolli, të muzealizuar me mbështetjen e qeverisë. Ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë që të veprojë, duke e quajtur dokumentimin e këtyre krimeve një përgjegjësi kombëtare.
“E përjetshme është kujtesa e sakrificës për liri. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, përfundoi Kurti.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: