Sot janë bërë një vit nga rënie heroike e rreshter, Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjaku.
Në pamjet e Tëvë1, shihen edhe forca të Policisë së Kosovës.
Kurse, për nder të heroit dhe nën patronatin e Kryeministrit, Albin Kurti do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.
Shpërndaje në: