Kurti nuk “kuqet”: Kërkon hetime për vrasjet nga organet e drejtësisë që vetë i sulmon e nuk i respekton
Kosova është tronditur nga katër vrasje që ndodhën brenda tre ditëve në Vushtrri e Prishtinë. Ani pse me vonesë, kryeministri Albin Kurti sot gjatë mbledhjes së qeverisë e shfrytëzojë mundësinë të flas për vrasjet që tronditen vendin, shkruan Periskopi.
Qysh Kurti kërkon hetime nga ata që vetë nuk i respekton?
Ani pse vetë nuk i respekton organet e drejtësisë dhe sulmon prokurorë e gjyqtarë pothuajse në çdo paraqitje të tij, Kurti sot kërkonte nga ta që të hetohen shkaqet e rrethanat e katër vrasjeve që ndodhën në Kosovë.
”Dua të ndaj shqetësimin dhe brengën lidhur me 4 vrasjet në tre ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë e drejtësisë, që të hetojnë shkaqet, rrethanat e dorasve, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi, por edhe të parandalohen raste të tilla në të ardhmen”, tha Kurti mes tjerash.
Përveç kësaj, Kurti, ministrat e tij e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi kanë sulmuar prokurorët.
Në një deklaratë të tij, Kurti e pati quajtur Prokurorinë “parti politike opozitare”.
Alarmante: Katër vrasje brenda javës në Kosovë – Ku janë “kokat” e sigurisë?
“Po e shihni që fatkeqsisht Prokuroria e shtetit është shndërruar në parti politike opozitare. Por edhe ata kanë me i humbë zgjedhjet më 9 shkurt. Sikur partitë e tjera opozitare, edhe prokuroria e shtetit që është bërë si parti politike opozitare, ka me i humbë zgjedhjet më 9 shkurt”, pati thënë Kurti
E diku tjetër prokurorët e Kosovës, Kurti i ka quajtur “kërminj” e “lepuj”.
“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, kishte thënë Kurti.
“Ju e dini që zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror, mbahen për kuvend për ekzekutiv të ri. Kryeprokurorët janë aty të barikaduar si në Prokurorinë Speciale, sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo është për të ardhur keq, dhe ky është në dëm i vazhdueshëm, një padrejtësi e pafalshme që po i bëhet shtetit tonë”, deklaronte Kurti./PERISKOPI
Source: [Read more]
Shpërndaje në: