LDK ende pa qëndrim nëse do ta votojnë kryeparlamentarin apo jo

LAJME

Me udhëzim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën konstituive, që u ndërpre më 15 prill.

Të martën, deputetët dështuan të miratonin pikën e parë, atë të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, duke argumentuar se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që më herët të japin dorëheqje.

Deputeti i LDK-së Alban Zogaj vetëm rikonfirmoi qëndrimin e deritashëm të kësaj partie.

‘Ende s’kemi qëndrim’, u shpreh Zogaj para seancës konstituive të Kuvendit, transmeton Periskopi.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: