LDK: Rast i paprecedentë – s’ka të drejtë ta thirrë asnjë akterë politik

LAJME

LDK: Rast i paprecedentë – s’ka të drejtë ta thirrë asnjë akterë politik

LDK ka dalë kundër thirrjes së kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari pasi ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me atë se si të vazhdohet tutje.

”Rast i paprecedentë, kryesuesi i Kuvendit s’ka të drejtë të thirrë asnjë akterë politik, ajo qka duhet të bëjë është të thërras të formohet komisioni apo ta riqes në rivotim raportim e djeshëm. Andaj edhe përfaqësuesit nga LDK shkuan në takim të thirrur që ta adresojmë këtë cështje. Do të konfirmojmë edhe njëherë që Dehari nuk e ka Qëndrimi i LDK-së është i qartë”, tha Doarsa Kica-Xhelili.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, në nisje të vazhdimit të seancës, ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me atë se si të vazhdohet tutje.

Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme në mënyrë që “të mos bëjmë shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.

Dehari tha se në letrën që presidentja Vjosa Osmani i dërgoi, presidentja nuk ofroi një zgjidhje përfundimtare për situatën në Kuvend, por kërkoi që partitë të gjejnë vullnet që ta zhbllokojnë situatën në Kuvend.

Në këto konsultime opozita refuzoi të marrë pjesë.

Avni Dehari thërret përfaqësuesit e partive: Të mblidhemi që të mos e shkelim Kushtetutën

Nis seanca konstituive e Kuvendit – në sallë 118 deputetë

Source: [Read more]

Shpërndaje në: