Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

SPORT

“Carvajal ishte i pari që doli përpara pasi vërshëllima e gjyqtarit dërgoi të gjithë 22 lojtarët në tunelin e dhomës së zhveshjes. Kapiteni i Realit, i cili ishte me shokët e tij duke pasur parasysh rëndësinë e lojës, priti që të gjithë lojtarët të largoheshin nga fusha, mbështeti shokët e tij dhe duartrokiti kundërshtarët, derisa Saka arriti. Penalltia e goditur me stilin Panenka, ishte mungesë respekti për Realin sipas Carvajalit”, shkruan gazeta Marca.

🔥🔥🔥 ¡OJO! ¡Dani Carvajal se fue a por Saka en el descanso!
El capitán, que no puede jugar por lesión, recriminó al delantero su intento de colar un penalti a lo Panenka 🔥🔥🔥

📹 @jdelriomuradas pic.twitter.com/zBscrXMg3e

— MARCA (@marca) April 16, 2025

Gazeta spanjolle shton se ai fillimisht i pëshpëriti diçka në vesh, e përkëdheli gjoksin dhe pasi lojtari anglez u përgjigj, ai ia kapi dorën dhe vazhdoi të ankohej.

“Saka nuk donte të luftonte dhe u përpoq të shkonte drejt tunelit, por Carvajal sulmoi përsëri sepse nuk i pëlqeu përgjigja e tij. Një tjetër kapje nga krahu përpara se të ndodhte kaosi, duke përfshirë disa anëtarë të stafit stërvitor të Arsenalit dhe roje sigurie që përpiqeshin të ndanin lojtarët, ndërsa Carvajal e kapi Sakën nga qafa”, shpjegoi tutje gazeta spanjolle.

Kujtojmë se mbrëmë Arsenali fitoi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 për të kalur në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-1, pas fitores 3-0 në Londër në ndeshjen e parë.

Why is Carvajal fighting Saka? Madrid is the worst club in all of football.

pic.twitter.com/jmV3oGfxtp

— MessiMania (@M10Update) April 16, 2025

Source: [Read more]

Shpërndaje në: