Lekaj: Nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe po të na jap kryeministrin

LAJME

07 Apr, 23:39

Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmojmë Albin Kurtin, në krijimin e Qeverisë.

Këtë deklaratë Lekaj e dha në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Kemi pasur qëndrimin e njëjtë dhe nuk do të ndryshojmë edhe sikur të na ofrojë postin e kryeministrit”, deklaroi ai.

Top temë politike e së hënës ishte letra e dërguar në adresë të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e fton në takim për t’u konsultuar rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re./Periskopi/

Duda Balje tregon se a ka presion nga Radoiçiq, e sfidon Kurtin: Hajde në Reçan

Ftesa e Kurtit, flet Haziri: Veprim politik, nuk është befasuese

Takim me Limajn, tash ftoi Abdixhikun: A po i “han” prej zori fjalët Albin Kurti?

Source: [Read more]

Shpërndaje në: